• Shqip
  • English
  • E enjte, 5 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • U detyrova të punoja me lopatë, rrëfime nga Faslli Haliti: Kadareja më mbrojti nga sulmet e dy ‘poetëve ushtarak’ në Lidhjen e Shkrimtarëve

    Në fillimet e viteve ’70, shkrimtari dhe poeti Faslli Haliti u dërgua si punëtor me lopatë për vite me radhë në fushat e Myzeqesë dhe Komunalen e Lushnjes. Kjo për shkak të vëllimit të tij poetik: Dielli dhe Rrëkerat, ku u akuzua se po nxinte realitetin. Memorie.al sjell pjesë nga kujtimet e shkrimtarit i etiketuar si poeti rebel dhe problematik i regjimit të asaj kohe, debatet e ashpra tek Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve shqiptarë dhe Kadareja që e mbrojti.

    Rrëfimi i Isuf Kalos: Miqësia e Mehmet Shehut me mjekun francez, çfarë mesazhesh i çonte Perëndimit dhe lëshimi që bëri Enveri për…

    Kush ishte në të vërtetë Mehmet Shehu? Ishte njeriu më i besuar i Enver Hoxhës, vrasësi gjakftohtë, apo njeriu që do të udhëhiqte hapjen e Shqipërisë drejt Perëndimit? Në librin e tij “Blloku”, botim i “UET Press”, ish-mjeku personal i diktatorit Enver Hoxha, Isuf Kalo, tregon jo vetëm njohjen me këtë të fundit, por edhe me banorët e tjerë të lagjes më të famshme në Shqipëri. Një ndër personazhet më misterioze dhe më interesante në librin e Kalos është pikërisht Mehmet Shehu, Kryeministri më jetëgjatë i shtetit shqiptar. Mes të tjerash, Kalo tregon miqësinë që Shehu kishte me mjekun francez, Pol Miliez, me të cilin kolegët shqiptarë ishin konsultuar për shëndetin e diktatorit. Po ashtu, Kalo tregon “rivalitetin” e fshehtë të Mehmetit me Enverin, armiqësinë e hershme me Ramiz Alinë dhe librin mbi ekonominë që po shkruante përpara se të vetëvritej.