• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 16 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Rrëfimi i Isuf Kalos: Miqësia e Mehmet Shehut me mjekun francez, çfarë mesazhesh i çonte Perëndimit dhe lëshimi që bëri Enveri për…

    Kush ishte në të vërtetë Mehmet Shehu? Ishte njeriu më i besuar i Enver Hoxhës, vrasësi gjakftohtë, apo njeriu që do të udhëhiqte hapjen e Shqipërisë drejt Perëndimit? Në librin e tij “Blloku”, botim i “UET Press”, ish-mjeku personal i diktatorit Enver Hoxha, Isuf Kalo, tregon jo vetëm njohjen me këtë të fundit, por edhe me banorët e tjerë të lagjes më të famshme në Shqipëri. Një ndër personazhet më misterioze dhe më interesante në librin e Kalos është pikërisht Mehmet Shehu, Kryeministri më jetëgjatë i shtetit shqiptar. Mes të tjerash, Kalo tregon miqësinë që Shehu kishte me mjekun francez, Pol Miliez, me të cilin kolegët shqiptarë ishin konsultuar për shëndetin e diktatorit. Po ashtu, Kalo tregon “rivalitetin” e fshehtë të Mehmetit me Enverin, armiqësinë e hershme me Ramiz Alinë dhe librin mbi ekonominë që po shkruante përpara se të vetëvritej.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]