• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 26 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Përballë frikërave që fshehim

    Dikur, gjithkush do të bëjë ndalesat e veta. Edhe pa e kthyer kokën pas, shpesh do të ketë kujtime të gjendjeve të së shkuarës që do na vizitojnë e do kërkojnë me ngulm vëmendjen tonë. Sa më shumë i afrohemi brengave tona, aq më pranë kuptimit të problemeve të shëndetit mendor, jemi.

    Mjaft më krahasove!!!

    Çfarë note more në provim?- 10. Po shoku yt çfarë mori?”, “Pse nuk arrin dot të jesh e shkathët si vëllai yt?!”, “Vajza e fqinjës X mori pjesë në olimpiadën e matematikës, po ti pse nuk je dot si ajo?” apo “Pse nuk mund të jesh sociale ashtu si ka qenë motra jote?”…

    Le të inkurajojmë gjuhën e emocioneve!

    “Mund të të kaloj në të ftohur kronike nëse nuk shkon tek doktori”, i themi shpesh të afërmve tanë. Të njëjtin inkurajim mund t’i japim edhe atyre që janë në kërkim të shërbimit të “mendjes”. Bëje sa më shpejt vizitën tek terapisti pasi edhe mendja edhe shpirti rrezikojnë të marrin të ftohur kronike nëse nuk marrin shërbimin e duhur.

    Duhej të kisha ardhur në terapi më parë…

    Frika për t’u sfiduar nga personi ulur përballë teje, e për të humbur pjesëza të vetes kur përballesh me një eksperiencë terapeutike janë ndjesi të cilat gradualisht, shndërrohen në elementë të domosdoshëm të procesit të ndryshimit. Fill pas saj, ndodh që thua ‘duhej të kisha ardhur në terapi më parë, dhe më vjen mirë që vendosa ta bëj tani.’