Verë e bukur me libra të bukur…

Pranë librave. Shijoj pa fund këtë periudhë gjatë së cilës marr dhe shumë pyetje për të këshilluar se ç’duhet apo ç’mund të lexojmë. Ndaj po përpiqem të paraqes disa, duke u bazuar më shumë tek ata që sapo janë botuar:

Unë dua ta lexoni të gjithë Alice Munro sepse për jetën kemi shumë pyetje

Botuesja jonë, Arlinda sjell këtë herë një propozim për të cilin të gjithë kemi nevojë. Është një libër për jetën, nga nje shkrimtare që ka lindur për t’i shkruar Jetës, Alice Munro dhe libri i saj “Dear Life” (E shtenjta jetë), ka një mijë aryse që duhet lexuar. Sidomos për të mësuar si të shpëtojmë gjallë nga një e shkuar e pakorrigjueshme, si të shpëtojmë gjallë nga jeta.

Dhe si për çdo vit takohemi në panair…

Blogu i Arlindës është prej muajsh ndër më simpatikët e Tiranapost.al! Për të gjithë skeptikët dhe sidomos atë pjesë që beson se tematikat e librave dhe shënimet intelektuale nuk marrin klikime, ne u jemi përgjigjur me botuesen Dudaj. Çdo javë Blogu i Arlindës është klikuar siç shitet buka e ngrohtë në furrën tek lagjia, dhe kjo na ka bërë optimistë se lexuesi nuk është ai që i ka dalë nami. Kësisoj, i takonte Arlinda Dudës ta niste hapjen e javës së librit këtu në Tiranapost. Librat e rinj që do ndriçojnë stendën Dudaj janë si më poshtë.
Pa merak, të përkthyer mirë në shqip! Faleminderit Linda dhe suksese në panair megjithë ca halle që i përmendje për të cilat do flasim gjatë javës. Ka kohë për të gjitha!