• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Gazetarët janë ‘kurvat’ më të mëdha në planet dhe shyqyr që ka ‘kurva’

    Esencë editori/ Sipas revistës «Der Spiegel» dhe të përditshmes «Süddeutsche Zeitung» në vitin 2017 politikanët e së djathtës ekstreme austriake Heinz-Christian Strache dhe Johann Gudenus takuan në ishullin Ibiza një ruse, e cila u prezantua si investitore. Strache dhe Gudenus, të dy politikanë prorusë dhe proserbë si dhe kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës, i premtuan ruses tenderë nëse ajo do t’u jepte para për fushatën elektorale. Opozita në Austri ka kërkuar dorëheqjen e Straches, i cili është nënkancelar.

    Me turbofolk-patriotizëm në qorrsokak

    Esencë Editori/ Brigadat e Facebook-ut, talenti i rrezikshëm i Albin Kurtit, një falenderim për Edi Ramën dhe Ditmir Bushatin, spikeren e lajmeve në Maqedoni dhe pamjen zvicerane që paraqet pak Maqedonia e Veriut sot. Kush janë spiunët? Gazetarët, dhe patriotët e rrejshëm shqiptarë. Një shkrim i thellë i gazetarit Enver Robelli për ne ishullorët e Ballkanit.

    Kur Richard von Weizsäcker tha: Kosova duhet të jetë e pavarur

    Sot është ditëlindja e Richard von Weizsäcker, president i Gjermanisë mes viteve 1984-1994. Si anëtar i Komisionit Ndërkombëtar të Ballkanit ai në prill të vitit 2005 nënvizoi tri gjëra: Kosova duhet të jetë e pavarur, të gjitha funksionet që i ushtrojnë UNMIK-u dhe KFOR-i duhet t’i transferohen qeverisë së Kosovës dhe ndarja e Kosovës nuk guxon të ndodhë. Ëndrra e tij ishte që Ballkanit të hyjë në BE në vitin 2014. Apeli i tij ishte: ‘Nuk duhet të sillemi sikur Ballkani nuk na intereson. Ne atë e kemi të varur në qafë, deshëm apo jo’.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690