• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Albin Kurti para bashkatdhetarëve në Zvicër: Kosova nuk e mbijeton edhe një qeveri të kriminalizuar, na ndihmoni ta çlirojmë vendin

    Një debat mes Albin Kurtit dhe politikanit socialdemokrat zviceran Cédric Wermuth u shndërrua në një tubim me emocione shpërthyese të mbi 500 shqiptarëve në përkrahje të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ndërrimit të madh të pushtetit në Kosovë. Në fund të këtij aktiviteti dëshira e vetme e qindra pjesëmarrësve ishte «një selfie» me Kurtin, të cilin ndokush nga përkrahësit e zjarrtë mund ta ketë ngatërruar me yllin e popmuzikës, Rita Orën.

    Një hakmarrje e Edi Ramës si në kohën e Kristo Patanakut

    Esencë editori/ Një lider i vërtetë bashkëjeton me kritikët brenda partisë. Edi Rama nuk duron askënd që e kundërshton. Ky është tipari kryesor i autokratëve. Sot Rama i shkoi hakmarrjes deri në fund duke e shkarkuar Ditmir Bushatin nga postet politike në Partinë Socialiste. Faji i vetëm i Bushatit, ndër të paktit politikanë të pakorruptuar të Tiranës, është se i tha Edi Ramës: “Ngadalë se i ke hipur kalit së prapthi” dhe po futesh në aventura për prishjen e kujve të Kosovës. Si duket Edi Rama ka nisur projektin e tij politik të shndërrimit të Partisë Socialiste në Parti të Surrelit (PS).

    Gazetarët pitbullë, interneti dhe rasti i dridhjeve në publik të Merkel që po na ballafaqojnë me kohën e re

    Kancelarja gjermane është dridhur për herë të tretë. Dhe kritikët e saj primitivë kanë filluar të festojnë fundin e saj. Në epokën e internetit edhe mediat e luajnë lojën e tyre të pamëshirshme. Po jetojmë në kohën kur dobësia nuk durohet, por shfrytëzohet për përçmim të tjetrit. Por momentet e dobësisë na tregojnë se nuk ekziston trupi post-heroik, siç mund të supozojnë turmat e internetit.