• Shqip
  • English
  • E hënë, 27 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Funksioni i kryetarit të Kuvendit të Kosovës do të ishte mirë të reformohej sipas modelit zviceran

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës moderon mbledhje. Kompetencat e tij nuk janë vendimtare për jetën politike. Ai nuk mund të vendosë krye në vete as për vizita deputetësh në botën e jashtme. Rrjedhimisht, ky post duhet të çmitizohet nga përshtypja e krijuar se na qenkësh funksion i të njëjtit rang si ai i presidentit dhe kryeministrit. Zvicra e ofron një model interesant për këtë post – duke e përfshirë edhe opozitën.

    Sot, në përvjetorin e masakrës së Reçakut, Edi Rama nuk duhej të heshtte…

    ..por, për fat të keq, heshti, sepse si shumë politikanë shqiptarë edhe ai inatet e momentit, grindjet, fjaloset e keqkuptimet me politikanët e Kosovës i konsideron më të rëndësishme se sjelljen prej burrështetasi që sheh pak më larg se ndonjë takim rajonal. Ai mund të ndihet i ofenduar, sepse lukunia e patriotëve të rrejshëm kosovarë e shpalli tradhtar pas samiteve të fundit mbi të ashtuquajturin «Schengen ballkanik». Por një politikan syhapur nuk i nënshtrohet idiotëve të Facebookut. Ai sot do të duhej madje të ishte në Reçak. Bashkë me familjarët e viktimave. Do ta njihte pak më mirë Kosovën dhe do të ishte një rast i mirë ky që nga ai vend, nga sheshi me varret e njerëzve të Reçakut, t’i falënderonte mijëra kosovarë për solidaritetin e madh me Shqipërinë pas tërmetit në fund të nëntorit.

    Zgjidhja e mundshme: Glauk Konjufca zëvendëskryeministër, LDK kryeparlamentarin deri në zgjedhjen e presidentit me konsensus

    Isa Mustafa dhe Albin Kurti gjenden para çastit vendimtar: ose marrin vendim për të krijuar koalicion ose duhet ta ndërpresin sa më shpejt terrorizimin e qytetarëve të Kosovës, sepse gjendja edhe ashtu është dramatike. Dhe këtë nuk po e tregon vetëm vrasja e personave që mendohet se kanë qenë dëshmitarë të Gjykatës Speciale. Buxheti i pamiratuar, negociatat e vështira me Serbinë, kaosi në raportet me Shqipërinë, aktakuzat e pritshme të Gjykatës Speciale, pozita e rëndë e Kosovës në arenën ndërkombëtare – këto janë çështje urgjente! Mustafa dhe Kurti duhet të marrin përgjegjësi ose të ndërpresin telenovelën e negociatave. Boll më me këtë tmerr! Boll më me tallje të qytetarëve. Propozimi i LDK-së, të cilin po e sjellim këtu ekskluzivisht, dhe ai i VV-së që u bë publik sot mund të harmonizohen. Duhet vetëm vullnet.

    Të lodhur nga bullshiti nacionalist, kroatët zgjodhën një president të ri

    Zoran Millanoviq u bë president i Kroacisë pasi shumica e kroateve dhe kroatëve janë neveritur me diskursin pseudopatriotik dhe nacionalist të Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) dhe me korrupsionin galopant. Si në Kosovë dhe në pjesën shqiptare në Maqedoni edhe në Kroaci debati po shteret me monopolizim të luftës, me këmbëngulje se meritat për çlirmin e vendit i takojnë vetëm atyre që kanë ndonjë fotografi me uniformë ushtarake dhe me kacafytje verbale në istikamet e historisë. Zoran Millanoviq ka qenë kryetar i Partisë Socialdemokrate dhe kryeministër i Kroacisë mes viteve 2011-2016, pastaj ishte këshilltar i Edi Ramës.

    Ligji për fetë në Mal të Zi: edhe një përpjekje për t’iu kundërvënë rolit destruktiv të Serbisë dhe Rusisë

    Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar një ligj mbi liritë fetare, i cili parasheh që të sqarohet pronësia e objekteve të Kishës Ortodokse Serbe, që ajo i zotëron qëkur Mali i Zi më 1918 humbi pavarësinë. Kundër ligjit janë pozicionuar opozita proserbe dhe proruse, kisha serbe dhe mbështetësit e saj. Në parlament janë hedhur mjete piroteknike. Megjithatë, sot në mëngjes ligji është miratuar.

    Ta lëmë pak anash Edi Ramën…

    ‘Para se të zemëroheni me Edi Ramën – zemërohuni me dështimet e njëpasnjëshme në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Zemërohuni me ata që i keni zgjedhur dhe toleruar në pushtet qe 20 vjet. Njerëz që vjedhin edhe në tenderë për meremetimin e varrezave të viktimave të luftës’.