• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Largqoftë jeta pa burra!

    Burrat nuk janë kafshët e dikurshme. Ata kanë lëshuar territore dhe gratë sot janë absolutisht më të lira se kurrë. Prandaj, një kujtesë për burrat, disa prej të cilëve i kemi baballarë, vëllezër, të dashur e bashkëshortë për të cilët bëjmë bè. Nuk është e tepërt! Mendojeni pak si do ishim pa ata.

    Burri i mençur Carl Bildt

    Carl Bildt binte në sy. Edhe sikur Lutfi Dervishi të mos ma tregonte me gisht, do ta njihte çdokush. E kishte ende çehren e një ish-kryeministri të suksesshëm. I lartë, thinjosh, i plotë dhe 69-vjeç, i lumtur në martesën e katërt. Suedez, që ka pasion për t’u martuar katër herë, mendojeni vetë çfarë adrenaline për jetën!