• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Digje ti i pari Lul

    Cilin hall të shqiptarëve ka sot Lulzim Basha, kur para zgjedhjeve lokale, vendos të bëjë një çadër virtuale duke i bërë presion kryeministrit që t’i japë prapë diçka falas si në 18 majin e 2017-ës.

    Familja, sa 10 psikologë, 100 princa dhe 100 mijë përralla

    Të gjithë i kemi në shtëpitë tona hallet dhe skeletet në dollap, dhe lum ajo familje që bashkohet në ditë të errta dhe thotë: vajza ime mbetet e mirë edhe kur është bërë “e keqe”. Tani, mendoj, s’na ngelet shumë më për të folur për këtë ngjarje. T’i lëmë të qetë familjen e Kavajës në rrugën e vështirë të ringritjes dhe të shohim nga familjet tona. Të duhemi e të falim, edhe kur duket gjëja më e vështirë në botë. Asgjë, veç vdekjes, nuk është e pariparueshme.

    Questo piccolo grande amore – Na ishte njëherë

    Ata janë fajtorë, i kanë shkatërruar adoleshencën, se jetën nuk do ta thoja kurrë, pasi shpresoj që një ditë vajza do ta kalojë këtë traumë, nëse është e vërtetë ajo që thonë psikologët por edhe populli “në jetë çdo gjë kalon”. Nuk di nëse edhe ky rast mund të ketë shpresë, por do lutesha që një ditë po. Ndoshta shërohen vërtet plagët, ose flenë një ditë.

    Po Gregu pse nuk ka një baba si të Shkëlzenit?

    Në respekt të lexuesit dhe të atyre që kanë dëgjuar me copa e janë informuar pjesë-pjesë, sot është dita të nxeheni keq me Saliun dhe me plot të tjerë aty brenda, që e kanë kthyer jetën parlamentare në një kor sorrash, në një çerdhe thashethemesh: Shpif e shpif se diçka do mbetet.

    Seksi yt s’më hyn në xhep

    Nuk është seksi i personazheve publikë, kur e kanë bërë për herë të parë, për herë të fundit, pse ata kur tradhtojnë nuk vriten apo mbeten shokë, që e sistemon njëherë e mirë shoqërinë shqiptare. Shoqëria është në një presion të jashtëzakonshëm nga komshiu, nga i ngjashmi. Është në një presion të frikshëm nga rrjeti.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]