• Shqip
  • English
  • E premte, 20 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Hanku i Mark Tuein mekanik ishte i shkreti

    Hanku i shkretë përpiqej t’i paralajmëronte për një eklips që mund të ndodhte, por ngatërroi datën dhe kjo i tërboi ata. Më pas dyshimet erdhën duke u bërë aq të forta, sa e akuzuan se ishte aty për t’i bërë një komplot Mbretit Artur. E dënojnë me varje në litar, por Hanku i varfër mekanik thjesht donte të bënte diçka të mirë për ta. Po si edhe në shekullin e sotëm, e mira është gjithmonë më e vështirë për t’u kuptuar. Ajo ç’ka është e bukura dhe që më ka ngelur gozhdë dhe mua është përgjigjia 1 milion-dollarëshe e Hankut: këta më hodhën një lumë akuzash mbi kurriz dhe tani më thonë na bind që nuk janë të vërteta!

    Ne mbi të gjitha jemi armiq të dobët

    “25 rreshtat e Mirës” …Urrehemi me një fjalor që i humb vlerën dhe urrejtjes, e cila bëhet kotësi mes atyre fjalëve të rrethuara me një zemër të vogël, pa zemër fare dhe sidomos te ashpër. Butësia qenka vepër e kulturës. Ndonjëherë duket se do ngrihen lugatë Konica, Fishta, Noli e Naimi e do na vënë zjarrin!

    Kë të “vrasësh” më parë

    “25 rreshtat e Mirës”… Askush nuk ka empati me njerëz që kanë vrarë, vjedhur, trembur e përdorur të pafajshëm.
    Vetëm se pas tyre do vijnë të tjerë. Siç ka pasur të tjerë para emrave aktualë dhe në modë. Prandaj arrestojeni dhe veten! Ndërgjegjen niseni për vetting.

    Kushërira nga Gjermania

    “25 rreshtat e Mirës”…Është simpatizante e Majlinda Bregut dhe sigurisht e di që është papunë tani! I pëlqen kryebashkiaku dhe ia harron gjithmonë emrin se nuk kupton pse i thërrasin “Lali” nëpër portale dhe Facebook. Ndërsa bëhet e lezetshme kur Ditmirit (ministrit) ia shqipton emrin Dimitri.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690