• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Në darkë fle ministër, në mëngjes bëhesh kalimtar. E bukura dhe bisha e Shqipërisë

    “25 Rreshtat e Mirës”…Kur u përshëndetëm në fund me ish-njeriun e rëndësishëm, që qe bërë kalimtar, e ngushëllova: Nuk është keq edhe të dalësh e të ecësh i lirë në Tiranë, pas një detyre të rëndësishme. Ka nga ata që pasi ikin, i thërrasin dhe në prokurori, janë në hall. Bereqavers me kaq! I papunë dhe pa mirënjohje.

    Fjalimi që nuk do doja të mbaja kurrë

    “25 rreshtat e Mirës”… Edhe pas Vizionit, doja të thoja se vendosa të largohem dhe takova rastësisht në rrugë Adrian Thanon, drejtues i gazetës “Dita”. Nuk besoj ta njihni, se e ndjekin shumë pensionistët dhe aty e pranoj krijova aq shumë fansa pensionistë, por tek “Dita” është periudha ime e mirë, që më bën krenare. Cikli i intervistave të dosjes “Hajdari” u bë aty dhe fiks kur mendova se ngela pa punë. Kështu ndodhi dhe me “Top Channel”, kur nuk dija se ç’do bëja me jetën time. Hapa Tiranapost! Por prej një viti jam përballur veçanërisht me një faqe anonime…

    Nëse nuk ke marrë asgjë me vete, më përqafo!

    E kemi parë këtë skenë pafund, të përsëritur si një film që s’të bën më të qash. Duhet vetëm një kanal, një njeri që të mendojë gjatë. Në të gjithë kemi nevojë që të na përqafojë dikush. Jemi të vetmuar nga ky vend që i çahen venat nga një shi. Shpesh në ditë me diell, kur duket se çdo gjë shkon mirë këtu ndodhin më shumë vetëm se nuk dalim nga shtëpitë që na i pushton uji, dheu e dhimbja.

    Më mirë politikan apo shofer?

    25 Rreshtat e Mirës/ Historia e radhës që ngriti pluhur mbi baltë dhe na zuri papritur, quhet Orest. Është një 25-vjeçar, që përveçse djalë biznesmeni dhe drejtimit edhe nga ana e tij e biznesit të hekurit, rezulton – me disa kërkime të thjeshta – se ka punuar në Ministrinë e Integrimit gjatë qeverisë “Rama 1”.

    Kalinihta gënjeshtar

    25 rreshtat e Mirës/ Mua më pëlqen kur shoh Macron dhe Merkel që takohen. Edi Ramën me Vuçiç, Ditmir Bushatin që qesh me shpirt me homologun e bëshëm grek. Më pëlqente edhe miqësia e Bashës me Dora Bakojanis në kohë të vet, veç u mërzita kur mësova rreth marrëveshjes, që ishte shitje në të vërtetë.