Shkruaj sepse nuk di ta shpreh më mirë se kaq trishtimin apo gëzimin. Shkruaj që të kuptoj atë që dëgjoj e shoh. Shkruaj që të mërzis të gjithë ata që e keqkuptojnë lirinë e tyre dhe pandehin se kanë në dorë edhe timen. Shkruaj sepse shkrimi më ngjan me puthjen, ndjenja sikur prek buzët e njeriut që do! Shkruaj për kauzat që besoj edhe me mendjemadhësi, sikur do marr Nobelin.
Shkruaj me pasiguri, sikur nuk kam shkruar kurrë më parë në jetë! Kështu lindën “25 rreshtat”, në një darkë të zakonshme, pa bujë!
Mira Kazhani, Editore e tiranapost.al