• Shqip
  • English
  • E enjte, 14 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Borxhi global ka arritur në pikën më të lartë historike! A duhet të shqetësohemi për këtë fakt?

    Sipas Institutit Ndërkombëtar të Financave “borxhlinjtë” më të mëdhenj në botë janë qeveritë kudo përreth globit të cilat në total kanë akumuluar 63 trilion dollarë borxhe. Institucionet financiare renditen të dytat me 58 trilion dhe të tretët janë individët privatë të cilët kanë 44 trilion dollarë borxhe në total në rang botëror.

    Beteja e humbur me vetëdijen

    Ky rrugëtim bëhet më i thjeshtë nga nocioni i thjeshtëzimit ekstrem të çështjeve: Nga njëra anë janë të mirët, nga tjetra të këqijtë; nga njëra anë të ndershmit, nga njëra anë të pandershmi; nga njëra anë ata që mistifikojnë atë që ndodh, nga ana tjetër ata që përpiqen ta shpjegojnë. Të parët do të ngjiten në piedestal, të dytët do të akuzohen si fajtorë.

    Të drejtat e njeriut një mashtrim? Ja ç’mendonte Jean-Paul Sartre, që urrente Francën

    Në çdo rast, Sartri u luhat për tre dekada mes “pro” dhe “kundër” idesë së të drejtave njerëzore, sepse ai dyshonte fort në ndershmërinë e të drejtave të njeriut të përcaktuara nga ata që i ndanin njerëzit në të civilizuar dhe të pacivilizuar. Nëse Deklarata u hartua nga vendet kolonizuese si Britania dhe Franca, a kishte me të vërtetë ajo qëllime paqësore? A fshiheshin pas kësaj buzëqeshje të ëmbël njerëzore dhëmbët e mprehtë të peshkaqenit?