Udhëheqës të botës, lexoni Karl Marksin!

Marksi ishte një qenie njerëzore e tmerrshme. E kaloi gjithë jetën e tij duke i rënë qylit me Friedrich Engelsin. Ishte racist i flaktë madje edhe me grupin e tij etnik, hebrenjtë. La shërbëtoren shtatzanë dhe fëmijën e dha për adoptim. Mikhail Bakunin e përshkroi si “ambicioz dhe vanitoz, intolerant deri në fund dhe hakmarrës deri në marrëzi”.

Adam Michnik, njeriu “anti-pushtet”: Liria sot kërcënohet nga e vërteta unike e qeverive. E majta ka mbetur një projekt kulturor

Adam Michnik është “armiku” i qeverive, që nga komunizmi deri më sot. Megjithëse shumë vite i burgosur, diti ta ruajë lirinë duke menduar si njeri i lirë. “Liria është aftësia për të reflektuar në mënyrë të pavarur”, thotë në këtë intervistë. Sipas tij, kërcënimi kryesor ndaj lirisë është bindja e pushtetit se ka vetem një të vërtetë absolute dhe legjitimimi i forcës për ta aplikuar atë të vërtetë.

Italiani Piero Angela jep intervistën që çdo politikan duhet ta lexojë. Pse nuk ndëshkohen të këqinjtë dhe çfarë ndodh me të mirët

“Nuk ka më ndëshkime për ata që gabojnë dhe nuk ka më shpërblime për ata që i meritojnë. Një shtet i tillë nuk mund të funksionojë, është një shtet i vdekur”, thotë Piero Angela me kompetencën e një gazetari që e bëri shkencën të prekshme për çdo familje italiane, por edhe për ata shqiptarë që e ndiqnin me kërshëri përtej Adriatikut. Pas gjysmë shekulli në ekran, duke analizuar Italinë ai jep mesazhe të rëndësishme për politikën, meritokracinë dhe luftën ndaj korrupsionit.