Totalitarizëm dhe gënjeshtra, ja si e përshkruante Hannah Arendt metamorfozën e politikës

“Nëse gënjehesh vazhdimisht nga të githë, pasoja nuk është se nuk do t’i besosh gënjeshtrave, por se askush nuk do t’i besojë askujt. Kjo ndodh sepse gënjeshtrat, për vetë natyrën e tyre, duhet të ndërrohen dhe një qeveri që gënjen duhet ta rishkruajë vazhdimisht historinë e saj. Ajo që shkon te njerëzit nuk është vetëm e thjeshtë një gënjeshtër, por një numër i madh gënjeshtrash në varësi të erës politike. Dhe një popull që nuk i beson më asgjëje, nuk mund të marrë vendime.”

Fotografi pas fotografie, e kështu kujtesa shkatërrohet

Të dhënë pas shkrepjeve, hasim vështirësi për të kujtuar detajet reale të gjërave që shohim. Fotografitë nuk do të na rrëmbejnë shpirtin, siç kishin frikë amerikanët sipas antropologes Carolyn J. Marr, por me siguri diçka nga kujtesa e heqin.

Akullnaja që pritet të vijë

Ndryshimet e mëdha vijnë nga përgjigjet ndaj krizave të rënda. Kështu ka ndodhur në të shkuarën, gjë që mund ta shfrytëzojmë për t’i dhënë zgjidhje problemeve që shqetësojnë botën sot. Bisedë me Philipp Blom, një njeri që mendon gjithmonë tërthorazi.

Elozh injorancës

Filozofi francez sfidon sigurinë e tepruar se mund të dimë gjithçka në një epokë të shënjuar nga progresi shkencor dhe na kujton se janë pikërisht habia, ndjenja e së panjohurës dhe vetëdija e limiteve ato që na bëjnë njerëzorë.

Në të shkuarën ishte një virtyt, ndërsa sot mirësia është sinonim i dobësisë: A janë vërtetë egoistë njerëzit?

Kjo është epoka kur të gjithë ankohen për mungesën e mirësisë. Mirësia nxit mosbesim dhe demonstrimet publike të bujarisë shpesh përshkruhen si moraliste dhe sentimentale. Përkujdesja për njëri-tjetrin, siç thoshte Jean-Jacques Rousseau, na bën thellësisht njerëzor. Një njeri pa lidhje emocionale ose gënjen, ose është i çmendur. Por shoqëria moderne perëndimore e refuzon këtë të vërtetë thelbësore, duke theksuar mbi të gjitha rëndësinë e individualizmit. Të jesh i mirë dhe të kesh nevojë për të tjerët, sot perceptohet si shenjë dobësie. Ama, jo gjithmonë ka qenë kështu.

Për internetin, fenë dhe Europën/ Jürgen Habermas: Media nuk ka më qëllime kulturore, por vetëm ekonomike

Një intervistë me Jürgen Habermas në shtëpinë e filozofit me influencën më të madhe në ditët e sotme. E vështirë të gjesh një politikan europian që nuk e ka cituar të paktën një herë Habermasin. Një bisedë për internetin që i ka kthyer të gjithë në autorë, për intelektualët që nuk kanë më lexues, për kapitalizmin global dhe të majtën progresiste, për emigrantët në Gjermani dhe Macronin në Francë. “Zot na ruaj nga udhëheqësit filozofë!”, thotë me ironi Habermas, i cili flet me vështirësi për shkak të një problemi që në lindje. Një tragjedi e vogël personale për dikë që për vite të tëra ka mbajtur leksione në auditorët e gjithë Europës e që tani ndihet i dëshpëruar nga kakofonia që e rrethon.