Fundi i fshatit global

Pas Luftës së Ftohtë politike, një tjetër përplasje e madhe po vjen këtë herë mes SHBA-së dhe Kinës përsa i përket teknologjisë. Por kur kjo të ndodhë, nuk do të jetë më e qartë se cila fuqi do të përfaqësojë interesat e vërtetë të kapitalizmit global.

Mario Vargas Llosa: Për yjet dhe Zotin vetmitar që krijoi universin

Çfarë ndodh kur një çmim Nobel shkon në Observatorin e Ishujve Kanarie për të vrojtuar hapësirën pa kohë e kufij të universit? Asgjë tjetër, përveçse një reflektim brilant për astronominë, fenë dhe letërsinë. “E kështu dola të shoh yjet” titullohet artikulli i Mario Vargas Llosas, me vargun që huazohet nga Komedia Hyjnore e Dantes.

Historia e patreguar e Frojdit: Kur shtyu drejt vetëvrasjes mikun gjenial, për një grua

Lou-Andreas Salome kishte refuzuar propozimin për martesë nga Niçja, ndërsa kishte qenë muza e Rilkes dhe adhurohej nga Frojdi. Por ishte edhe e dashura e Victor Tausk, nxënësit më të mirë të Frojdit që në vitet më të vështira u braktis nga ky i fundit duke e çuar drejt vetvrasjes. Një histori dashurie, idesh dhe rivaliteti mes mjeshtrit dhe nxënësit.

Me Jorge Luis Borgesin në labirintin e Franz Kafkës

“Shkëlqimi i jetës pret këdo në tërësinë e saj të brendshme, të prekshme por të mbuluar, në thellësi të padukshme, shumë të largët. Por ajo është atje, jo armiqësore, jo refuzuese, jo e shurdhët. Nëse e thërrisni me emrin e duhur, atëherë do të vijë. Ky është thelbi i magjisë: nuk krijon, por thërret.” Besoj se këto fjalë mund të interpretohen si prova më e qartë e optimizmit kafkian, që në të vërtetë shumë pak është i njohur.

Poshtë pleqëria, njeriu i përjetshëm ka lindur! Nuk e thotë një magjistar, por një shkencëtar anglez

Sado e pabesueshme të duket, askush deri më tani nuk i ka hedhur poshtë tezat shkencore të Aubrey de Grey, biologut anglez që kërkon kura kundër plakjes në Kaliforni. “Mënyra më e thjeshtë për ta luftuar plakjen është të riparojmë dëmet që ajo shkakon, jo të ndryshojmë trupin njerëzor”, thotë ai duke pohuar se njeriu do të mund të jetojë deri në një mijë vjet. Po njerëzit, a do të ishin të gatshëm për diçka të tillë?!

Vetmia problemi më i madh i modernitetit, Umberto Galimberti: Prej varfërimit shoqëror, po ndryshon edhe struktura gjenetike e njeriut

Njerëzit nuk kanë më dëshirë të marrin përgjegjësi për një person tjetër apo për krijimin e një familjeje. Dikush mund të ketë ndonjë privilegj, sado të vogël, dhe preferon ta shijojë i vetëm. Por një shoqëri individualiste është pa dyshim më e varfër dhe jo vetëm kaq: për shkak të shkatërrimit emocional, varfërohet edhe vetë struktura psikike e njeriut. Jetesa vetmitare i varfëron ndjenjat.