Në të shkuarën ishte një virtyt, ndërsa sot mirësia është sinonim i dobësisë: A janë vërtetë egoistë njerëzit?

Kjo është epoka kur të gjithë ankohen për mungesën e mirësisë. Mirësia nxit mosbesim dhe demonstrimet publike të bujarisë shpesh përshkruhen si moraliste dhe sentimentale. Përkujdesja për njëri-tjetrin, siç thoshte Jean-Jacques Rousseau, na bën thellësisht njerëzor. Një njeri pa lidhje emocionale ose gënjen, ose është i çmendur. Por shoqëria moderne perëndimore e refuzon këtë të vërtetë thelbësore, duke theksuar mbi të gjitha rëndësinë e individualizmit. Të jesh i mirë dhe të kesh nevojë për të tjerët, sot perceptohet si shenjë dobësie. Ama, jo gjithmonë ka qenë kështu.

Për internetin, fenë dhe Europën/ Jürgen Habermas: Media nuk ka më qëllime kulturore, por vetëm ekonomike

Një intervistë me Jürgen Habermas në shtëpinë e filozofit me influencën më të madhe në ditët e sotme. E vështirë të gjesh një politikan europian që nuk e ka cituar të paktën një herë Habermasin. Një bisedë për internetin që i ka kthyer të gjithë në autorë, për intelektualët që nuk kanë më lexues, për kapitalizmin global dhe të majtën progresiste, për emigrantët në Gjermani dhe Macronin në Francë. “Zot na ruaj nga udhëheqësit filozofë!”, thotë me ironi Habermas, i cili flet me vështirësi për shkak të një problemi që në lindje. Një tragjedi e vogël personale për dikë që për vite të tëra ka mbajtur leksione në auditorët e gjithë Europës e që tani ndihet i dëshpëruar nga kakofonia që e rrethon.

Udhëheqës të botës, lexoni Karl Marksin!

Marksi ishte një qenie njerëzore e tmerrshme. E kaloi gjithë jetën e tij duke i rënë qylit me Friedrich Engelsin. Ishte racist i flaktë madje edhe me grupin e tij etnik, hebrenjtë. La shërbëtoren shtatzanë dhe fëmijën e dha për adoptim. Mikhail Bakunin e përshkroi si “ambicioz dhe vanitoz, intolerant deri në fund dhe hakmarrës deri në marrëzi”.

Adam Michnik, njeriu “anti-pushtet”: Liria sot kërcënohet nga e vërteta unike e qeverive. E majta ka mbetur një projekt kulturor

Adam Michnik është “armiku” i qeverive, që nga komunizmi deri më sot. Megjithëse shumë vite i burgosur, diti ta ruajë lirinë duke menduar si njeri i lirë. “Liria është aftësia për të reflektuar në mënyrë të pavarur”, thotë në këtë intervistë. Sipas tij, kërcënimi kryesor ndaj lirisë është bindja e pushtetit se ka vetem një të vërtetë absolute dhe legjitimimi i forcës për ta aplikuar atë të vërtetë.