• Shqip
  • English
  • E diel, 16 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Jo ndryshim kufijsh! Si po e mbron Merkel trashëgiminë e saj në Ballkan

    “Është merita e Angela Merkelit, e vetmja e cila që nga fillimi i kësaj ideje ka qenë dhe vazhdon të jetë kundër. Sepse kush vë në pyetje kufijtë, ndez sërish fitilin në fuçinë e barutit Ballkan. Ai rrezikon, madje provokon shpërthimin e konflikteve të reja në shtetin e tre etnive, Bosnje-Hercegovinë, deri në Maqedoninë e Veriut me pakicën e fortë shqiptare. Në mënyrë të panevojshme konfirmohen në fund me konceptin e ndryshimit të kufijve ata nacionalistë, të cilët në luftërat e viteve 90-të, megjithë brutalitetin nuk mundën të arrinin qëllimin e tyre të shteteve homogjene etnike.”

    Sot Samiti i Berlinit, politikani gjerman apel Merkel dhe Macron: Kapeni shansin

    Konferenca e Ballkanit Perëndimor që fillon sot në Berlin ka potencialin e hapjes së një kapitulli të ri, thotë njohësi i Ballkanit dhe ish-politikani gjerman, Christian Schwarz-Schilling për Deutche Welle, i cili për çështjen Kosovë-Serbi thotë se kufijtë nuk duhet të preken: As negociatat që zhvillohen prej kohësh mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet asnjëherë të çojnë në vendosje të reja kufijsh në bazë të kritereve etnike. Do të priten edhe njëherë mijëra refugjatë si në vitin 1999? Pas gjithë asaj që ka ndodhur, propozime të tilla duhet të lihen mënjanë si ide të vjetëruara të ‘pastrimit etnik’.

    Në prag të Samitit në Berlin, Vuçiç e quan Kosovën “djep të rrjeteve të tregtarëve të drogës”

    Në një intervistë tepër të gjatë dhënë gazetës gjermane «Frankfurter Allgemeine Zeitung» (FAZ), presidenti serb Aleksandar Vuçiqi nuk pranon të dënojë gazetat serbe që shqiptarët vazhdimisht i etiketojnë si «šiptari» dhe thotë se sikur ai ta pranonte Kosovën mund të arrestohet për shkelje të Kushtetutës. Intervista është një shou pa shumë përmbajtje.