• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • RAI: Franca vendosi Veton e bllokoi negociatat. Fatet e Tiranës dhe Shkupit nuk mund të ndahen se s’pranon Italia

    Letra e fundit në tryezë për ta bërë presidentin francez të ndryshojë mendim është Finlanda, e cila mban dhe presidencën e BE-së, por edhe në këtë rast bëhet fjalë për negociata vetëm për Maqedoninë dhe jo Shqipërinë. Kjo do të thoshte ndarje e fateve të dy vendeve; Sakrifikim i Tiranës dhe shpëtimi i Shkupit në përpjekjen e fundit për të mos e destabilizuar rajonin. Por gjithsesi opsioni i ndarjes se dy vendeve nga vendimi nuk gjen favor në Paris, por gjithashtu edhe nga vende si Italia, pasi kërkojnë që rruga e dy vendeve të jetë njëkohësisht drejt integrimit.