• Shqip
  • English
  • E enjte, 14 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Saviano: Roma kryeqyteti i drogës, politika ka vetëm një rrugëzgjidhje

    ‘Shoqëria civile dhe politika në përgjithësi është e fiksuar, sikur gjithçka zgjidhet me prangat në duar të bosëve të krimit. Por është e gabuar. Asnjë mafioz nuk është mposhtur ndonjëherë nga burgu. Nëse drogërat e lehta legalizohen, është mënyra e vetme për të përgjysmuar fitimet dhe për të ulur fuqinë e bosëve të krimit dhe drogës. Sigurisht, nuk do të jetë e lehtë për një politikë që ushqehet me statuse në Twitter, për të marrë këtë vendim. Por çështja duhet të imponohet edhe në debatin publik. Përndryshe Roma do të mbetet një qytet i korruptuar gjer në kockë, ku mënyra e vetme për të shpëtuar veten është të qëndroni larg tij’.