• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Djajtë e Amos Oz

    Si idealizimi ashtu edhe demonizimi janë njëkohësisht fytyrat e një “dehumanizimi”, pasojat e të cilit Amos i njihte mirë: ose ke tundimin të pranosh atë që të huajt projektojnë te ty, ose bëhesh i burgosur i historisë tënde. Kush e njihte Amosin, e ndjente direkt përpjekjen e tij mbinjerëzore për të mbetur thjesht një njeri dhe atë përpjekje edhe më të madhe për të qenë “burrë” në kuptimin më të plotë të fjalës.