Kur Parisin e gjen në spital

Mjeku 72 vjeçar, pa asnjë shenjë mbipeshe dhe me sy bojëqielli, i ëmbël sa s’bëhet. Katolik praktikant. Këtë e di nga biseda e gjatë që kisha patur me të gjatë vizitës paraprake. Tej çështjes mjekësore, biseda vajti nga Ballkani në Kinë, tek gjendja e botës, e ardhmja e fëmijëve, besimi tek vlerat, feja dhe pasioni.

Njerëz të shndritshëm

Jo detyrimisht i takojmë shpesh. Kalojnë ndonjëherë edhe muaj pa i takuar. I harrojmë. Pastaj sesi gjendesh në të njëjtin trotuar, flet 5 minuta të dhe nuk e kupton as vetë përse papritur ajri të duket më i lehtë dhe dita më e bukur.