Dhe si për çdo vit takohemi në panair…

Blogu i Arlindës është prej muajsh ndër më simpatikët e Tiranapost.al! Për të gjithë skeptikët dhe sidomos atë pjesë që beson se tematikat e librave dhe shënimet intelektuale nuk marrin klikime, ne u jemi përgjigjur me botuesen Dudaj. Çdo javë Blogu i Arlindës është klikuar siç shitet buka e ngrohtë në furrën tek lagjia, dhe kjo na ka bërë optimistë se lexuesi nuk është ai që i ka dalë nami. Kësisoj, i takonte Arlinda Dudës ta niste hapjen e javës së librit këtu në Tiranapost. Librat e rinj që do ndriçojnë stendën Dudaj janë si më poshtë.
Pa merak, të përkthyer mirë në shqip! Faleminderit Linda dhe suksese në panair megjithë ca halle që i përmendje për të cilat do flasim gjatë javës. Ka kohë për të gjitha!

Pse është e lumtur Arlinda?!

Botuesja Dudaj këtë herë vjen ndryshe me blogun e saj. Është aq e lumtur për botimin në shqip për herë të parë të Pier Paoli Pasolini sa nuk e merrni me mend. Dhe me të drejtë. Kushdo që e ka lexuar në gjuhë të huaj e kupton përmasën e rëndësisë së kësaj ngjarje letrare. Këtë herë Arlinda ka vendosur që në vend të shënimit të saj të sjell një pasthënie.

Ai libri tipik që nuk e heq dot nga dora

Librat Arlindës janë gjithmonë simpatik. Këtë herë botuesja na njeh me një roman që edhe ata që nuk lexojnë shumë i bën për vete. “E vërteta e çështjes Harry Quebert” një libër që të mban në ethe

Librat e Arlindës

Sot tiranapost.al i shtohet një bashkëpunëtore e re. E re për nga mosha dhe minutat që gjendet online tek ne, por kush nuk e njeh Arlindën, botuesen energjike të shtëpisë Dudaj. Për këdo që e ndjek Arlindën në instagram kupton sesa për zemër e ka ajo punën e saj. Kush e njeh nga afër e di sa shumë libra dhuron ajo të gjithëve gjithmonë me pasionin se libri nuk do shumë para, por dëshirë. Ama librat e kanë një sekret; ashtu si çdo gjë në këtë jetë duhet të dish ti zgjedhësh. Autorin, Përkthimin,stilin…! Për këtë mendon ajo, Arlinda