Si qëmoti

Dita kur u shpik Interneti të shënohet në kalendar si ditë zije planetare dhe flamuri të ngrihet në gjysmë shtize. Dita kur Interneti do harrohet dhe gjithçka do bëhet e bukur si qëmoti, të shpallet ditë e bekuar, ditë feste.