• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Stil Të gjitha

    Ndërsa ne po thajmë të ftohtit, shihni ku jane Armina, Fevziu, Ledri, Aurela dhe Salsano


    Përshëndetje verore nga Blendi Fevziu, Armina Mevlani, Ledri Vula, Aurela Hoxha e Salsano Rrapi, që në mes të dimrit po shijojnë pushime të nxehta

    Në këto ditë të ftohta brisk, ndërsa ti mbulohesh mirë me shall e pellush, nga ana tjetër e botës dilet me rroba banje dhe bëhet plazh. Sa mirë që bota rrotullohet dhe për ca muaj do na vijë dhe ne dita. Po ndërkohë që ne presim, ka nga ata që nga ana tjetër e botës na zilepsin me foto shkretëtirash e plazhesh me rërë të bardhë

    Aventurat e Fevziut
    Tani ai është në atë fazën kur qejfi i pushimeve të qeta në plazhe e rezorte i ka mbaruar me kohë. Është kohë aventurash kjo për Blendi Fevziun. Siç ai vetë është shprehur, është i apasionuar pas vendeve të rralla e të largëta. Në profilin e tij në kohë pushimesh mund të shohësh çudira. Kenia është destinacioni i radhës, për të shijuar aventurën e re në botën tjetër.


    Hot Armina
    Të paktën nga fotot që poston në profilin e saj në Instagram, Armina Mevlani duket sikur pjesën më të madhe të vitit është në udhëtim. Fotot e radhës, në mes të dimrit shqiptar, vijnë nga vera e nxehtë e Arminës në Meksikë. Fustane me lule dhe rroba banje që ekspozojnë format e këndshme të Arminës, kanë krijuar ca foto, që në ditët e ftohta të dimrit, duken edhe më të nxehta.

     

    Nën diellin e Cancun-it
    Janë ca vende të largëta që shumica e njerëzve vetëm i kanë parë në foto ose në televizor. Sepse të kalosh pushimet aty kushon jo pak. Një nga fatlumët që ka shansin t’i shijojë mrekullitë e largëta të Cancun-it në mes të dimrit, është Ledri Vula, që na ka zilepsur këto ditë me fotot e tij të pushimeve. Mes palmave edhe plazheve të bardhë, Ledri e vendos edhe njeherë veten ne qendër të vëmendjes.

    Ditët me diell të Aurelës
    Një Aurelë duke bërë ski edhe mund të na bënte përshtypje, por një Aurelë me rroba banje është fiks në lëkurën e vet, pavarësisht janarit. Ajo na përshëndet nga Tajlanda këto ditë, ku po shijon pushimet e dimrit. Plazh, rërë, diell, det, flokë të lagur e rroba banje, por edhe elefantë e majmunë, që janë kthyer në aventurën aspak të frikshme të Aurela Hoxhës.

    Duke pritur sezonin e ri
    Ndërsa metereologët po na trembin me ca paralajmërime për ditët e ftohta që po vijnë, Salsano Rrapi po bën plazh. Sinjalet na i dërgon me foto nga Saint Petersburg dhe Bahamas në një udhëtim të largët, në këtë periudhë pushimesh për spektaklin “Portokalli”. Derisa sezoni i ri të fillojë, Salsano ka mbledhur energji andej nga dielli nxeh për verë dhe energjitë i merr puro.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]