Aktualitet

Kartat e Shëndetit për fëmijët, ja si të aplikoni online

Nëpërmjet portalit E-Albania, të gjithë kryefamiljarët mund t’i pajisin fëmijët e tyre me Kartë Shëndeti për t’i siguruar të gjitha shërbimet shëndetësore. Kjo mund të bëhet online, pa shpenzuar kohë në sportele.

Karta e Shëndetit është dokument personal, i patjetërsueshëm që vërteton se mbajtësi i saj është person i siguruar dhe përfiton shërbimet shëndetësore pa pagesë. Ky shërbim elektronik ju mundëson të aplikoni online për të pajisur me kartë shëndeti fëmijën. Përpara se të aplikoni, ju lutemi duhet të keni regjistruar fëmijën tuaj pranë mjekut të familjes.

Karta është personale, e patjetërsueshme dhe shpërndahet pa asnjë pagesë apo tarifë shërbimi. Ky shërbim ofrohet menjëherë online për nga 0-1 vjeç dhe nga 1-18 vjeç. Për të kryer procedurat e regjistrimit, klikoni këtu.

Dokumentacioni i nevojshëm

Përpara se të aplikoni, ju lutemi duhet të keni regjistruar fëmijën tuaj pranë mjekut të familjes.

Për të kryer aplikimin online për Kartën e Shëndetit nevojiten:

-Dokumenti i identifikimit të përdoruesit: Kartë Identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania).

Dokumentet që duhet të paraqiten pranë qendrës shëndetësore, pasi është kryer aplikimi online për Kartë Shëndeti:

-Dokumentacion identifikues:

-Për shtetasit shqiptarë: Kartën e Identitetit; për fëmijët deri në moshën 16 vjeç, në mungesë të Kartës së Identitetit, paraqitet certifikata e gjendjes civile ose pasaporta, te cilat janë dokumente që përmbajnë numrin personal të identitetit.

-Për shtetasit e huaj: Leja e qëndrimit ose leja provizore e qëndrimit e lëshuar nga autoriteti vendor për kufirin dhe migracionin.

-Dokumentacionin që vërteton kategorinë përfituese dhe afatin e përfitimit./E.U, Tiranapost.al