Aktualitet

Karta e Studentit/ Bashkia e Tiranës e gatshme ta prodhojë, Veliaj: Ja 40 shërbimet që ofrojmë që tani

Karta e Studentit/ Bashkia e Tiranës e gatshme ta prodhojë, Veliaj: Ja

Studentët në Tiranë përfitojnë  40 shërbime  falas ose me tarifa tejet të reduktuara. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Kryebashkiaku Veliaj sqaroi edhe çështjen e kartës së studentëve, ku theksoi se ato aktualisht janë tagër i universiteteve dhe çdo universitet duhet të emetojë kartën e vetë.

Veliaj theksoi se karta e studentit ka qenë një kërkesë e kahershme, por në momentin që ai ka marrë mandatin e kryebashkiakut doli ligji i ri i Arsimit të Lartë, i cili ia kaloi këtë kompetencë universiteteve. “Kur kemi kandiduar për Bashkinë nuk kemi pasur autonomi të universiteteve, kanë qenë shtetërore.

Me ligjin e ri përgjegjësia e kartës studentore, është e universitetit. Kam ofruar gatishmërinë time dhe me Ministrinë e Arsimit, që nëse universitetet nuk e prodhojnë dot, të na i kalojnë ne kompetencën dhe rikthehemi te plani fillestar, ku i bën bashkia për një javë”, tha Veliaj.Gjithsesi, theksoi Veliaj, Këshilli Bashkiak ka miratuar shërbimet falas ose tejet të reduktuara për 40 shërbime që studentët i marrin vetëm duke paraqitur librezë studenti apo një mjet tjetër identifikimi.

● 40 Shërbimet që përfitojnë studentët me ose pa kartë studenti:

● TRANSPORTI PUBLIK: Aboneja e studentit ka vlerën e vetëm 600 lekë për një muaj (1,600 lekë çmimi standard)

● MUZETË: Muzeu Historik Kombëtar 60 lekë (Çmimi standard 200 lekë); Shtëpia me Gjethe 210 lekë (Çmimi standard 700 lekë); Bunk’Art1 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Bunk’Art2 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kulla e Sahatit dhe muzeu përkrah tij FALAS (Çmimi standard 200 lekë); Muzeu Arkeologjik 100 lekë (Çmimi standard 300 lekë); Muzeu i Shkencave të Natyrës 50 lekë; Muzeu i Forcave të Armatosura FALAS ; Muzeu i Bankës së Shqipërisë FALAS; Muzeu Mezuraj 100 lekë (Çmimi standard 200 lekë);

● GALERITË: Galeria Kombëtare e Arteve 100 lekë (Çmimi standard 200 lekë); Galeria Fab FALAS; Galeria Zeta FALAS; Galeria Kalo FALAS; Gallery 70 Contemporary Art FALAS; Bazament Art Space FALAS; COD FALAS; Art Galeri E.Rira FALAS; Vivart Gallery FALAS ; Tirana Art Lab FALAS; IICAS - International Interactive Contemporary Art Space FALAS;

● QENDRA KULTURORE: Teatri i kukullave 5,000 lekë/ora (Çmimi standard për sallën me qera – 15.000L/ora);

● TEATRO DHE KINEMA: Teatri Kombëtar / ArTurbina 150 lekë (çmimi standard 300 lekë);   Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” 200 lekë (Çmimi standard 500 lekë)

● Teatri Metropol 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë)

● Kinema Millenium 400 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kinema Imperal 450 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kinema Cineplexx 2D 450 lekë (Çmimi standard 600 lekë) 3D 600 lekë (Çmimi standard 750 lekë)

● APR: Reja FALAS (Për aktivitete biznesi – 20.000  lekë / ora.); Parku i Madh i Liqenit Artificial Tiranë Fushat sportive në PMLAT 50% ulje; Kopshti Zoologjik 100 lekë

● SHËRBIMET FALAS QË OFROHEN NGA BASHKIA TIRANË:  ○ Qendra Multifunksionale TEN salla falas; ○ Bibliotekat e Lagjeve - Çdo student i pajisur me kartë mund të regjistrohet në çdo bibliotekë dhe të shfrytëzoj hapësorat për lexim dhe aktivitet falas.○ Sheshet Publike -  Çdo student apo grup studentësh të pajisur me kartë mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre në sheshet publike falas, duke ndjekur proçedurat e marrjes së lejes pranë Bashkisë Tiranë./ Copyright/ Tiranapost.al. E.B

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/2525676370807568/