SPORT

Karius: Sergio Ramos nuk më ka kërkuar ende ndjesë për dëmtimin në finale

Karius: Sergio Ramos nuk më ka kërkuar ende ndjesë për

4 muaj pas finales së Champions League ndaj Real Madrid, ku ishte protagonist për keq me dy gafat që i kushtuan trofeun skuadrës së Liverpool, portieri Loris Karius ka folur sërish për atë sfidë. Portieri gjerman, që tashmë luan në Turqi me Besiktas pasi u largua nga “reds”, kujton atë që ndodhi 100 ditë më parë. “Mund të ndodhë për të gjithë që të përjetojnë një mbrëmje të keqe”, tha Karius, që shton se gabimet e tij erdhën si pasojë e goditjes në kokë që i dha mbrojtësi madrilen Sergio Ramos, që sipas tij u vërtetua edhe nga mjekët, që e diagnostikuan me dëmtim celebral.

Duke folur për “Bild” për atë ndeshje, Karius shton: “Fakti që arrita të kualifikohem dhe luaj në finalen e Champions League e konsideroj si një rezultat të madh dhe nuk lejoj askënd të më shkatërrojë atë që kam arritur. Vjet realizova një sezon fantastik, me një finale të pafat, por në sport ka edhe zhgënjime. Por në sport duhet të dish të kalosh këto momente zhgënjimi”.

Askush nuk do ta vërtetojë 100% se sa të lidhura janë gabimet e mia me goditjen që pësova nga Ramos në atë ndeshje. Nuk është një justifikim, por një shpjegim. Nuk e di nëse Sergio Ramos më goditi qëllimisht apo jo, por di të them që nuk më ka kërkuar kurrë ndjesë. Pas vizitës mjekësore doli se kisha një deficit në pamje, çka shpjegohen edhe këto gabime të miat. Tani luaj me Besiktas, një klub i madh, një sfidë e re për mua”, tha Karius. /XH.K