Aktualitet

Kardashianët kanë dikë pa të cilën nuk bëjnë dot dhe nuk është e ëma

Kris ka një dorë të fortë në shtëpi. Si nënat në çdo vend të botës e në çdo shtëpi. Mirëpo, pavarësisht nevojës për Kris, dikë tjetër e kanë domosdoshmëri motrat Kardashian. Bëhet fjalë për Kourtney, e cila dje festoi ditëlindjen. Si urimi i Kim, ashtu edhe i Khloe bashkoheshin në të njëjtën pikë: Ato s`do bënim dot asgjë pa të.

[caption id="attachment_214260" align="aligncenter" width="1011"](Postimi i Kim në Instagram)[/caption]

“Gëzuar ditëlindjen shoqja ime e gjithë jetës. Nuk e di ç`do kisha bërë pa ty. Paç ditëlindjen më të bukur”, e uroi Kim.

[caption id="attachment_214261" align="aligncenter" width="1007"](Postimi i Khloe në Instagram)[/caption]

Kurse Khloe shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Kourtney. Do kisha gjetur një mënyrë për të të pasur në jetën time, sido që të ishte. Nuk mund ta imagjinoj jetën pa ty. Paç ditëlindjen më të bukur! Ti meriton gjithçka dhe më shumë! Të dua përgjithmonë”.

Kourtney, jo dhe aq prezente nëpër kryetituj lajmesh qenka e preferuara e të gjithëve./F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]