Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Kardashianet i paguakan vetë paparacët dhe fotoshopin madje


Prandaj duken gjithmonë ashtu siç ato duan të duken. Prandaj paparaci është gjithmonë në vendin e duhur ku kap skandalet e tyre që bëjnë xhiron e botës. E që sigurisht pasohen me të ardhura më të mëdha nga shitjet e bizneseve të tyre. Se nuk ka reklamë të keqe. Fansat e kanë kuptuar hilenë prej një fotoje, ose më saktë dy. Njëra e shitur si e shkrepur nga paparacët, tjetra e shkrepur nga një fans, në të njëjtën kohë, vend dhe pozicion. Në foton e paparacit Kim shfaqet me një bel më të hollë, vithe më të rrumbullakosura dhe me më shumë ndriçim.

(Foto nga fansat, marrë nga Instagrami)

Mirë që paguajnë për t`i fotografuar, se këtë mund ta bëjnë edhe shumë të tjerë, po paguakan edhe për fotoshopin për t`u dukur perfekte.

*Ky post u përshtat nga Cosmopolitan dhe është realizuar nga Fabjola Hije.