• Shqip
  • English
  • E hënë, 19 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha

    Kaq u desh. Cili është i radhës që thotë: Jam me depresion


    Bebe Rexha apo Justin Bieber janë vetëm dy nga personazhet famshëm që treguan publikisht se po përballen me probleme të shëndetit mendor.

    I inkurajuar prej tyre një tjetër artist vendosi të bëjë publike përmes një postimi se prej vitesh vuan nga depresioni.

    Këngëtari i njohur britanik, John Newman, tregoi se angazhimi i tij në muzikë dhe puna e tepërt nuk kanë ndikuar aspak mirë në shëndetin e tij mendor.

    “Kam parë së fundmi shumë njerëz që janë ekspozuar para syrit të publikut duke u treguar të sinqertë për të zbuluar sfidat e tyre me ankthin dhe betejën me emocionet e tyre. Është diçka që më ka prekur. Mendoj se është e guximshme kur para syrit të publikut të pranosh ndjenjat tuaja të brendshme, kur presin të jesh gjithmonë i lumtur. Unë kam luftuar prej vitesh tani me punën time. Më pëlqen të shpreh veten me muzikën nga thellësia e zemrës, por suksesi nuk ka ardhur pa lënë shenja te unë. Tani e dëshiroj suksesin në çdo format dhe kur nuk vjen në rrugën time, në muzikën time, bëhem xheloz, inatosem dhe fajësoj njerëzit rreth meje. Kam luftuar me depresionin për shkak të efektit të punës sime prej vitesh tani dhe dua që ta dini se dua të jem i hapur dhe i lirë dhe të ndjesh këtë është pjesa më e rëndësishme e procesit të shërimit. Presioni i suksesit që i kam vendosur vetes ma ka shkaktuar këtë dhe kërkoj ndjesë nëse ka ndikuar dikë ndonjëherë”, shkruan John Newman./ Tiranapost.al

     

    View this post on Instagram

     

    Xxxx

    A post shared by John Newman (@johnnewmanmusic) on

    Nuk dua t’ju vijë keq për mua! Bebe Rexha flet për sëmundjen nga e cila vuan