Showbiz

Kaq shumë vite pa e parë, rikthehet Pranvera Veizi

Kaq shumë vite pa e parë, rikthehet Pranvera Veizi

Aktorja e humorit, fillimisht e estradës së Beratit e më pas Tiranës, ka qenë pjesë e disa filmave filmave komedi shumë të suksesshëm që filloi të prodhojë televizioni shqiptar pas viteve ’90, por edhe e skeçeve që shihnim për Vitin e Ri te TVSH-ja, apo ca më herët nëpër filmat e kinostudios si “Kur hapen dyert e jetës” apo “Nxënësit e klasës sime”. Si shumë artistë të tjerë, edhe Pranvera Veizi zgjodhi të ndërpriste aktivitetin e saj artistik e të largohej nga Shqipëria. Ka vite që jeton në SHBA bashkë me bashkëshortin e saj, kompozitorin e këngëve të Elsa Lilës, Valentin Veizi, dhe dy fëmijët e tyre. E kishim harruar Pranverën dhe rolet e saj, por Ermal Mamaqi paska vendosur ta rikthejë në filmin që është duke xhiruar “I love Tropoja”.

Ai ka shpërndarë një foto të Pranverës, që me flokët e verdhë e të drejtë pak ngjan me portretin e dikurshëm që jemi mësuar ne, dhe ka shkruar: “Rikthehet mbas 30 vite mungesë në kinematografi Pranvera Veizi”. Nuk ka dhënë detaje as hollësi për rolin që do ketë, por ka shumë të ngjarë të jetë një rol humori, siç asaj i shkojnë më shumë për shtat./Tiranapost.al