Aktualitet

Kapshticë/ Një polic gjendet i pajetë në furgonin e patrullimit

Kapshticë/ Një polic gjendet i pajetë në furgonin e

Një efektiv i policisë kufitare në Kapshticë është gjetur i pajetë ditën e sotme. Polici mësohet se u gjet pa shenja jete brenda në furgonin e patrullimit.

Nga raportimet bëhet me dije se, punonjësi i policisë është identifikuar si shtetasi Ajet Beqo, 62 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ka gjetur vdekjen për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave./ Tiranapost.al