SPORT

Kapiteni i Çekisë, Suchy: Kosova ka një sulm shumë cilësor

Kapiteni i Çekisë, Suchy: Kosova ka një sulm shumë

Kapiteni i Çekisë, Marek Suchy është paraqitur në konferencë përpara mediave në stadiumin “Fadil Vokrri” për të foli në prag sfidës ndaj Kosovës.

Suchy ka deklaruar se Kombëtarja e tij ka ardhur për fitore në Prishtinë.

“Presim që ta zhvillojmë një lojë ashtu siç dëshirojmë dhe mos të ndikohemi nga asgjë. Secila lojë është shumë e rëndësishme. Ne kemi ardhur për fitore dhe duam fitore”, ka thënë Marek Suchy.

“Kosova e ka një sulm shumë cilësor dhe duhet të jemi te kujdesshëm pasi mund të na ndëshkojnë”, shtoi Marek Suchy.

31-vjeçari luan në Gjermani me Augsburgun raporton Gazetasheshi.com. /XH.K