• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Profil Të gjitha

    Kapitene Ana për Tiranapost: Si e lashë djalin për misionin në Herat


    Pas gjashtë muajsh shërbimi në Herat, Ana Allani u rikthye në Shqipëri, por takimi i saj me djalin 2 vjeç preku zemrat e të gjithëve. Tiranapost vendosi ta kontaktonte kapitenen. Me Anën e lamë bisedën pas orës 17:00, sepse në drekë po flinte me djalin. Ky është një nga ato rastet ku gazetaria të duket një punë mistrecësh, që s’e lënë tjetrin të qetë, por sa duhet të flasim me mama e gra si Ana. Përtej lotëve dhe emocionit që krijon, duhet ta njohim atë.

    Na bëre të qajmë me pamjet e takimit me fëmijën. Si ia dole të ishe 6 muaj larg?

    Të jesh jesh ushtarake kerkon të kryesh detyra që janë sfida dhe kërkon durim. Misioni ushtarak në Herat ishte detyra e radhës. Përpos çdo detyre tjetër, kjo ka qenë më sfiduesja, plot sakrifica, por në të njëjten kohë më frytedhënësia në aspektin profesional. Ky profesion të detyron të  bësh kompromise që vetëm personat nën uniformë e kuptojnë.

    Pse shkove në Herat? Nevojë financiare apo pjesë e kushteve në shërbimin ushtarak, apo ndjenjë e detyrës? Ndoshta të gjitha bashkë?

    Në çdo moment më dilte imazhi i tim biri, por në të njëjtën kohë mundohesha të isha sa më pak emocionale pasi do të ishte shumë e veshtirë të përqëndrohesha në detyrimet e mia profesionale. Në të njëjtën kohë presioni psikologjik është dyfish më i lartë se në jetën reale si pasojë e kushteve ku ndodhesh. Por marrëdhëniet ndërpesonale që krijohen dhe vlerësimet e marra e bëjne qëndrimin atje më pak të vështirë. Në çdo moment, sidomos kur fundi afrohej, mendoja momentin e takimit me tim bir.

    Çfarë mendoje atje? Kush u kujdes për djalin gjatë gjithë kohës?

    Pa mbështjetjen e bashkëshortit tim, i cili është gjithashtu ushtarak, dhe familjet tona, asgjë nuk do të ishte e lehte. Mbështetja, sakrifica dhe dashuria e pakushtezuar ka qene pakufij. Nuk kam fjalë mjaftueshëm për t’i falenderuar.

    A qante kur flisnit në telefon?

    Çdo komunikim me të ishte i ndryshëm, i magjishëm dhe mbushur plot emocione. Çdo dite fliste një fjale te re, ku dita-dites behej fjali dhe nga fundi u bënë vjersha, të cilat mbushnin zemrën time plot emocione. Çdo buzëqeshje e tij ishte motiv dhe forcë për të përballuar këto 6 muaj larg tij. Marrëdhënia emocionale nënë fëmijë është sublime. Por ndjehem mirë kur shoh sa i rrethuar me dashuri ka qenë im bir pavarësisht mungesës sime.

    A do ta ribënit më?

    Nëse një dite do më duhet ta ribej, nuk do të jetë afër. Dua të shijoj dhe rikuperoj kohën e humbur me familjen time. Janë momente në jete që nuk rikthehen, por të bëjnë të vlerësosh rendësinë e tyre. Çdo largim nga familja për një kohë të konsiderueshme ka impaktin e tij, por mundohem të marr nga çdo eksperience vetëm gjërat pozitive./Tiranapost.al

    Emocion dhe krenari! Personalisht nuk i mbajta dot lotët!Kapitene Ana Allani u kthye në Atdhe pas 6 muaj shërbim në Herat dhe përqafimi i parë që ajo mori ishte nga djali i saj 2 vjeçar. #NënatNënUniformë #KrenariPërFA

    Publiée par Olta Xhacka sur Samedi 5 janvier 2019

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post