28 vjeçari Petraq Kote është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi i janë gjetur 4 mina me telekomandë.
"Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet policore, shtetasit Petraq Kote, në ambientet e një lokali në fshatin Mengel, Njësia Administrative Labinot-Fushë, iu gjetën 4 copë mina me shpërthim në distancë, të pajisura me aparat telefoni celular me bateri, fije përcjellëse dhe magnet të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale", thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë policia po heton për të zbuluar se kujt do t'ia shiste 28-vjeçari minat./ Copyright Tiranapost.al