• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 13 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Kapet në Greqi vrasësi i dytë i kryekomisarit Artan Cuku


    Arrestohet në Greqi, Kristaq Leci, bashkëpunëtor i Mikel Shallarit në vrasjen e ish-kryekomisar Artan Cukut.

    Sipas hetimeve, Mikel Shallari është vrasësi me pagesë i Artan Cukut, vrasje e porositur nga Bledar Jambelli. Ndërsa u shpall në kërkim dhe Kristaq Leci, si bashkëpunëtor në vrasjen e kryepolicit.

    Artan Cuku dyshohet se u vra për shkak të detyrës. Bledar Jambelli nga verifikimet e kryera është konfirmuar se deri para pak javësh qëndronte në kryeqytetin spanjoll në Madrid. Madje autoritetet shqiptare i kanë dërguar të dhëna autoriteteve spanjolle mbi identitetin e Jambellit, në mënyrë që të bëhet e mundur kapja dhe arrestimi i tij.

    Sipas burimeve nga grupi hetimorë në Spanjë ai dyshohet se është ribashkuar me një grup shqiptarësh të përfshirë në trafik droge e vrasje. Për Lecin, policia shqiptare po përgatit dosjen e ekstradimit, me akuzën e vrasjes./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post