• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Kapet në Bullgari i dyshuari i pestë për vjedhjen e miliona eurove në Rinas


    Mësohet se një person i pestë është arrestuar, si i dyshuar si autor i grabitjes së ndodhur me 9 prill në aeroportin e Rinasit, një ngjarje që hapi edhe debatin mbi sigurinë në aeroport, i cili është dhënë me koncensionar tek një kompani kineze. Ai është arrestuar jashtë Shqipërisë pas një bashkëpunimi me Interpolin, ende nuk dihet identiteti i tij. Ka qenë policia e Bullgarisë që ka lokalizuar vendodhjen e tij.

    Policia njofton se vijon ende operacioni për arrestimin e autorëve të grabitjes.  Kujtojmë se sot u dha masa e sigurisë për një prej të arrestuarve. Ankond Bengasi mori masën arrest me burg dhe ai ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë si dhe ka dhënë detare me rëndësi për grupin kriminal të grabitjes. Flitet se ai ka dhënë edhe emra të të përfshirëve në planin e grabitjes.

    Bengasi ka pohuar vetë se ka qenë pikërisht ai që ka modifikuar furgonin ku shkruhej Hetimi Tatimor. Tre të arrestuarit e tjerë janë: Oltion Veseli, Saimir Çela dhe Renaldo Sula./ Për Tiranapost.al. E.B

    Foto/ Një nga të arrestuarit për grabitjen në Rinas pranon që ka modifikuar furgonin ‘Hetimi Tatimor’