• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kronikë e zezë Ngjarje Të gjitha

    Kapet me drogë italiani në Muriqan


    Arrestohet italiani. Policia i sekuestroi 14.5 kg kanabis.

    Drogën e kishte fshehur në sediljet dhe motorrin e makinës me të cilën po udhëtonte. Policia kufitare e Muriqanit ka arrestuar një italian, të cilit iu gjet 14.5 kilogram kanabis. Shtetasi italian është identifikuar si Lorenzo Pratti 24-vjeç.

    Droga është zbuluar pas kontrollit që policia e pikës kufitare të Muriqanit ka kryer në makinën “Audi” me targa DE 090 AT të cilin e drejtonte i riu italian. Lënda narkotike ishte e ndarë në 54 pako të vogla.

    Ka shumë raste të trafikimit të drogës nga Shqipëria në Itali ose anasjelltas. Policia shqiptare po bashkëpunon me atë italiane për evidentimin e këtyre rasteve dhe luftën kundër drogës.

    itdroga

    itdroga1

    itdroga2