• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kronikë e zezë Të gjitha

    Kapet gomonia me 500 kg kanabis në Lecce; Dy shqiptarë në pranga


    Ndalohet gomonia me 500 kilogram drogë në bord, e cila po drejtohej nga dy shqiptarë. Gomonia po transportonte drogën (hashashin) nga Shqipëria drejt Italisë. Ndalimi i saj është bërë pas bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza dhe Frontex.

    Gomonia 6 metër e gjatë u ndalua 20 milje në afërsi të San Cataldos në Lecce, pas ndërhyrjes nga ajri nga ana e Frontex dhe nga deti.

    Gjatë ndjekjes dy skafistët e identifikuar si B.H 48 vjeç dhe E.N. 31 vjeç, e kanë hedhur drogën në det. Të dy personat që ndodheshin në gomone ishin me banim në Vlorë dhe janë arrestuar menjëherë nga Guardia di Finanza.

    droga e hedhur në det është mbledhur nga forcat policore, gjithsej 28 pako në total prej 506 kilogramësh.

    Tani dy policitë, ajo shqiptare dhe italiane janë duke hetuar për të gjetur detaje të tjera mbi këtë rast të trafikimit të drogës.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690