Aktualitet

Kapen tonelata drogë në Vlorë

1.5 ton drogë janë sekuestruar sot në Vlorë. Ka dyshime se po transportohej me gomone drejt Italisë.
Kapen tonelata drogë në Vlorë

Sekuestrohen 1.5 ton drogë në Vlorë. Droga është gjetur në një gomone, ndërsa ishte bërë gati për tu transportuar drejt Italisë. Nga policia flitet se në gomone janë sekuestruar 1.5 ton kanabis.

Më tej efektivët e angazhuar në këtë operacion nuk kanë dhënë asnjë informacion.

Ajo që dihet është se operacioni është zhvilluar mëngjesin e sotëm rreth orës 03:30 nga policia kufitare e Vlorës, e cila konstatoi një kamionçinë që mbante të fshehur drogën. Gjithashtu policia konstatoi një gomone me të cilën dyshohet se droga do të trafikohej në Itali si dhe dy automjete të tjerë, por autorët pasi panë rrezikun e ndjkjes së policisë kanë braktisur mjetet dhe sasinë e drogës. Bllokimi i kamionit është bërë në plazhin mes Petroliferës dhe Triportit. Në kamion u gjetën pako të mbështjella me qese plastike dhe natriban

Më pas afër kamionit është parë edhe një mjet tip fuoristradë, i cili ishte i braktisur, ndërsa në det është konstatuar gomonja që po lëvizte brenda gjirit të Vlorës.

Policia ka vijuar me kontrollin në pyllin e kësaj zone dhe ka konstatuar një karel-transportues mjetesh lundruese dhe rreth 100 m larg këtij kareli është gjetur i braktisur një automjet tjetër Land Rover.

Të gjitha këto të dhëna të policisë na çojnë tek mundësia e transportimit të lëndës narkotike drejt Italisë, pasi të gjitha pistat lidhen mirë me njëra tjetrën, duke filluar që nga kamioni, makinat e braktisura, karel-transportuesi e deri tek gomonia.

Policia po vijon hetimet dhe kërkimet për zbardhjen e kësaj situate. Kërkime të shumta po zhvillohen në pyllin e zonës, pasi dyshohet se aty janë fshehur autorët.

droga-vlore

droga-vlore1

droga-vlore2