Aktualitet

Kanë trilluar shumë histori! Tjetër deklaratë nga prokurori Ndoja

Kanë trilluar shumë histori! Tjetër deklaratë nga prokurori

Prokurori Arjan Ndoja, që i shpëtoi atentatit të 1 nëntorit, thotë se nuk i trembet askujt dhe se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës së tij. Kjo është deklarata e dytë e tij nga shtrati i Spitalit të Durrësit, ku ndodhet në masa të rrepta sigurie në repartin e ortopedisë.

“Ua kam lënë në dorë organeve të drejtësisë ta zbardhin ngjarjen. Unë nuk i trembem askujt, pasi nuk i kam borxhe askujt. Mediat kanë trilluar shumë histori për mua. Kam investuar 20 vite në punën time. Do flas në një moment tjetër për të gjithë ngjarjen, e cila ka ndodhur për shkak të Arjanit prokuror”, tha ai për “News 24”.

Nga atentati me armë mbetën të plagosur dhe dy shoqëruesit e tij Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “i forti” i Sukthit dhe shoferi Andi Maloku.

Ndërsa për ngjarjen policia arrestoi të hënën autorin e parë të dyshuar, 34 vjeçarin Redjan Rraja, kushëri i deputetit socialist Rrahman Rraja./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/prokurori-ndoja-mbrohet-nga-spitali-tek-dosjet-ka-dhe-ceshtje-pronash-qe-i-kam-per-studion-time-ligjore-si-trembem-askujt/

http://www.tiranapost.al/tre-dosje-te-dyshimta-gjenden-ne-makinen-e-prokurorit-ndoja/

http://www.tiranapost.al/renea-dhe-fnsh-aksion-blic-ne-5-qytete-per-atentatin-ndaj-prokurorit-ndoja/