• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Kanë shkuar shumë vajza këtë verë në shtëpinë e Gjebreave, por Tiranapost e zbuloi cila do ta prezantojë Këngën Magjike


    Familja Gjebrea është nga ato dyert e mëdha, me shumë miq e shokë, që shtron dreka e darka, pret e përcjell. Që kur Anna hapi profilin e saj, është bërë si dritarja e shtëpisë nga ku ne shohim ndonjëherë se ç’ndodh aty brenda. Për shembull, kohët e fundit, në shtëpinë e tyre tek Gjiri i Lalëzit, kanë darkuar e drekuar mikesha shumë simpatike tek Gjebreat.

     

    Arbana, që bëri zhurmën e madhe. Pastaj Jonida Maliqi, pastaj Bora. Sonte Adrola. Anna i sajdis të gjitha siç ia do puna të zonjës të shtëpisë. Vetëm se nga vizita e Adrolës sot dhe nga fjalët që i ka shkruar Anna, nuhatëm diçka. “Një mikeshë e re sonte dhe qenka vërtet MAGJIKE”, ka shkruar Anna tek fotoja me Adrolën dhe fjalën Magjike e ka bërë me shkronja të mëdha.

    Mos ndoshta zëdhënësja e shtëpisë Gjebrea na ka thënë mes rreshtash se është pikërisht Adrola e përzgjedhura e Arditit për të prezantuar Këngën Magjike këtë vit? Dhe nuk është fare çudi ta kemi gjetur. Arditi ka pasur gjithmonë instiktin për të nuhatur bukurinë e momentit dhe më IN sa Adrola këto kohë s’mund të gjente, edhe pse ne nuk e kemi dëgjuar ende Adrolën se si mund të jetë në prezantim. Po fundja kush nuk foli mirë kur e merr në dorë Arditi?/Tiranapost.al