Aktualitet Botë Te gjitha

Kanë përbërje toksike, Italia heq nga tregu pjatat plastike


Me urdhër të ministrit të Shëndetësisë, Italia ka hequr nga tregu shitjen e pjatave plastike njëpërdorimshe, për shkak të nivelit të lartë të elementëve toksik të përdorur gjatë prodhimit.

Bëhet fjalë për pjatat e firmës “Elios” dhe “Sea Party”, të prodhuar nga ‘T&M Trade & Marketing Srl’ në Bari. Arsyeja e tërheqjes sipas ministrisë, është për shkak se materialet e përdorura për prodhim, nuk i përmbushin standardet e kërkuara.
Kështu në pjatat “Elois” u gjet përmbajtje e madhe polipropileni.

Po ashtu këshillohen konsumatorët që të mos përdorin pjatat plastike të denoncuara. Në rast se janë blerë më parë, këshillohet që të kthehen në dyqan dhe të kërkohet rimbursim.