Aktualitet

Më kanë dalë thinjat 30 vjeçe. A duhet ti shkul sa herë i shoh, siç bën shoqja ime?

Standardet e bukurisë na kanë treguar se nëse të dalin thinjat në moshën 30 vjeç, duhet ti lyesh menjëherë për ti mbuluar. Kjo për shkak se ndoshta mosha 30 është shumë herët për të pasur thinja e për ti lënë të të mbulojnë kokën, edhe ka faktorë që ndikojnë, gjenetika dhe stresi. Siç është shprehja: Tre thinja për një hall...

Gjithashtu është menduar gjithmonë se thinjat janë për gjyshërit e jo për të rinjtë, si puna ime. Jo vetëm unë, por edhe miq të mi po fillojnë të shohin thinja në kokë. Ata kanë vendosur ti lyejnë sepse iu vjen turp, ndërsa njëra nga shoqet sa herë e sheh një duhet ta shkulë patjetër, por sa herë i shkul i dalin dy të tjera. Unë nuk i kam lyer flokët asnjëherë, sepse më ka pëlqyer ngjyra ime dhe ashtu i kam lënë prej vitesh.

Kështu më lind pyetja: Pse duhet ti lyej flokët tani vetëm sepse më kanë dalë thinjat? Nëse do zgjohesha me kokën e bardhë ndoshta do shkoja tek parukieri dhe ti lyeja, por për momentin kam disa. Po ndjej presion nga shoqëria dhe tek artikujt që lexoj se duhet ti lyej menjëherë flokët, një zë i brendshëm më thotë të shkoj ti lyej, por nga ana tjetër  them se është një gjë normale. Megjithatë, unë e vendosa dhe e sigurt që nuk do i lyej tani për tani, madje as nuk do ti shkul siç bën mikja ime.  Thinjat nuk më japin problem shëndetësore, nuk më ndalojnë të shkoj në gym, nuk më ndalojnë të martohem. Shoh fotot kur isha 26 vjeç, ok flokët e mi janë më të errët dhe nuk kam asnjë vizë poshtë syve, por jam 26 vjeç aty, ndërsa tani 30 vjeç, pra është normale që të ndryshojmë të gjithë. E keqja është se unë po i them të gjitha këto, e mbase pas shkrimit do ik me vrap ti lyej flokët sepse kështu tregojnë standardet e bukurisë që i shtyn gratë të mendojnë se flokët gri janë gabim dhe duhen lyer menjëherë. Por mua nuk më pëlqen kjo tabu. Mendoj se ka ardhur koha të adhurojmë ato fijet e argjendta që na shfaqen në kokë, e ti lemë ashtu, pa i shkulur si mikja ime. Histori personale/ Tiranapost.al E.B

Picture of my grey streaks

http://www.tiranapost.al/ju-kane-dale-thinjat-pa-mbushur-te-30-tat-mos-e-injoroni/

I don’t hate my grey hair, so why do I feel like I should dye it?