• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kudo Shqiptarë Të gjitha

    Kandidon për prokurore në Amerikë. Washington Post artikull me shqiptaren Buta Biberaj dhe suksesin e saj


    Buta Biberaj, është gruaja me origjinë shqiptare e cila jeton në Amerikë dhe së fundmi kandidon për postin e prokurores në qarkun Loudon të Virginias, me procesin e zgjedhjes që mbahet me 5 nëntor. Prestigjiozja Washington Post  ka postuar një artikull për kandidaten shqiptare, e cila ka më shumë se 25 vite përvojë në fushën juridike. Prej vitesh punon si avokate dhe për 11 vite ishte e angazhuar si zëvendës/gjykatëse në këtë qark.

    Në editorialin në mbështetje të kandidaturës së Biberajt për prokurore të qarkut Loudon në shtetin Virxhinia The Washington Post citon Robert Jackson, një ish-Prokuror i Përgjithshëm i Amerikës, 80-vjet më parë:  “Prokurori/ja ka më shumë kontroll mbi jetën, lirinë dhe reputacionin e individit se çdo person tjetër në Amerikë. Kompetencat janë jashtzakonisht të mëdha”.  

    Ja çfarë shkruan Washington Post për të:  

    Biberaj është një prokurore e aftë për tu shërbyer qytetarëve, këta të fundit do të përfitonin nga një qasje e re që pasqyron shqetësimet në lidhje me pabarazitë racore, abuzimet, krimet etj.  Zonja Biberaj, e cila ka punuar në sistemin e drejtësisë në Loudoun për më shumë se 25 vjet dhe ka shërbyer si gjyqtare zëvendësuese në gjykatën e qarkut, e njeh mirë qarkun. Axhenda e saj e fuqishme përfshin heqjen e lirimit me garanci në shuma parash si dhe e më shumë mbështetje për viktimat dhe adresimin e orëve edukative në burgje për të rinjtë  përmes partneriteteve me shkollat, zyrtarët e komunitetit dhe drejtuesit e biznesit.

    Në periudhën e vitit 2014-2015 Biberaj u zgjodh presidente e Shoqatës së Avokatëve të qarkut Loudon, LCBA, ku bashkë me një grup avokatësh vendas dhe studentë të shkollës Douglas hartoi programin Ligji i Rrugës, ku në fokus janë të rinjtë dhe të drejtat e tyre për punësin, por edhe për ti njohur ata me ligjet amerikane./ Kliko këtu/ Tiranapost.al. E.B

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post