Aktualitet

Kandidatja e SPAK kalon Vettingun, ngel kryeprokurori i Vlorës

Kandidatja e SPAK kalon Vettingun, ngel kryeprokurori i Vlorës

Seancat e Vetitngut për prokurorët dhe Gjyqtarët vijon me intensitet. Në seancën e radhës, me vendim nga KPK, është shkarkuar nga detyra kryeprokurori i Vlorës Ardian Ylli ndërsa ka kaluar me sukses prokurorja e Tiranës Elida Kaçkini, e cila gjendet në listën e kandidatëve për SPAK, Struktura e Posaçme anti-Korrupsion, ose Byroja e Hetimit. Kaçkini rezultoi pa probleme në tri kriteret e rivlerësimit, të pasurisë, profesionalitetit dhe pastërtisë së figurës.

Trupa e KPK-së që ka kryer rivlerësimin përbëhej nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Etleda Çiftja.

Por kush është Elida Kaçkini:

Prokurorja Kaçkini e ka filluar karrierën e saj në vitin 2006 në Prokurorinë e Tiranës. E ndërsa bashkëshorti i saj është gjyqtar në Gjykatën Admiinstrative të Shkallës së Parë në Tiranë. Ndër pasuritë e prokurores përmendeshin dy makina të blera 250 mijë dhe 500 mijë lekë, të cilat sipas KPK ishin të mbuluara nga burime të ligjshme./ Tiranapost.al. E.B

Image result for Elida Kaçkini

http://www.tiranapost.al/keta-jane-prokuroret-e-spak-qe-do-hetojne-politikanet-e-korruptuar/