• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Kandidati për Gjykatën Kushtetuese, drejt konfirmimit në detyrë


    Gjyqtari i Gjykatës së Durrësit, Rexhep Bekteshi është drejt konfimimit në detyre. Bekteshi, i cili është edhe kandidat për Gjykatën Kushtetuese, u përball këtë të enjte pa problem me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, që kishte kryer një hetim të trefishtë për të.
    Gjyqtari i Durrësit rezultoi pa probleme në aftësitë profesionale, pastërtinë e figurës dhe pasurinë.

    Gjyqtari ka në pronësi të tij një apartament me sipërfaqe 70.66 metra katrorë në qytetin e Durrësit, të privatizuar në vitin 1993 për shumën e 12,960 lekëve. Si burim të kësaj shume ka deklaruar pagat e tij dhe të bashkëshortes, që sipas hetimit kanë rezultuar të jenë të sakta.

    Më tej janë verifikuar edhe një llogari rrjedhëse në emër të gjyqtarit në shumën e 675 mijë lekëve dhe një depozitë bankare njëvjeçare në shumën e 505 mijë lekëve, që kanë rezultuar, të cilat kanë rezultuar të sakta.

    Vettingu shkatoi furtunë në gjykatën Kushtetuese, duke shkarkuar nga detyra shumicën prej tyre. Sot gjykata është jofunksionale./Tiranapost/A.C