SPORT

Kamza rikthehet në Superiore

Kamza do të jetë skuadra më e re në Superiore!

Ekipi i drejtuar nga trajneri Ramadan Ndreu barazoi 1-1 kundër Besëlidhjes në shtëpi duke u bërë kështu pas Lushnjes skuadra më e re e Superiores.

Kamza shënoi e para me Mehmetin në minutën e 22-të, ndërsa barazoi Camara për lezhjanët në minutën e 45-të.

Me këtë barazim, vendasit fituan të drejtën e Superiores për vitin e ardhshëm duke u rikthyer pas plot 5 vitesh mungesë.