Aktualitet

Kamp për refugjatët në Shqipëri? Rama tregon se dje në Samit doli gënjeshtra: Mos t’ua harrojmë këtë turp!

Ndryshe nga zhurma e krijuar ditët e fundit për mundësinë e një pikë grumbullimi në Shqipëri, të refugjatëve të refuzuar në vendet e BE, Samiti tregoi se ky opsion nuk ekziston. Dhe këtë gjë e bën me dije edhe vetë kryeministri Rama përmes një postimi në Twitter.

“Dje Samiti i BE për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigande të Lajmit të Rremë për Kampin në Shqipëri! Ky lajm i prodhuar dhe propaganduar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media, s’ka asnjë lidhje me planet e BE për refugjatët. Mos t’ua harrojmë këtë turp’", shkruan Rama.

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Eneida Daci.

rama